Surpriza e gazetares, ndan llokumen e fejesës në emisionin e Kel Demit

schedule11:45 - 29 Qershor, 2020

schedule 11:45 - 29 Qershor, 2020

Emisioni “ABC-ja e Mëngjesit” vjen me një format të ri, plot surpriza, në një orar më të zgjatur në kohë, i cili do të jetë i pranishëm në ekranin e ABC News nga e hëna në të premte, prej orës 7:00 deri në 11:00.

ABC-ja e mëngjesit ka startuar sot takimin e parë mes kolegëve: Enkel Demi, Sibora Bitri, Fjoralba Dizdari dhe gazetarja e kronikes Glidona Daci.

Përpos shijes së hollë të humorit të gazetarit Enkel Demi, emisionit të mëngjesit i është bashkuar surpriza e koleges Daci për drejtuesin e emisionit.

Gazetarja me tipare simpatike të gdhendura fort, që jemi mësuar ta shohim në ekran tepër serioze teksa raporton lajmet e kronikes, është fejuar.

Këtë moment të gëzueshëm nga jeta personale ajo e ka ndarë me shikuesit dhe ka zgjedhur pikërisht gazetarin Enkel Demi ti japë llokumen të parit.

“Meqë jemi në emisionin e ri, sot për Enkel Demin kam sjellë llokumen e fejesës sepse me të kam nisur karrierën time”, u shpreh gazetarja.

Në fakt ne duam ti shkojmë surprizës së Glidonës deri në fund duke zbuluar një detaj tjetër fejesës së saj. Glidona është fejuar ditën e djeshme me një kolegun e saj në ABC News./abcnews.al