emisioni

WhatsApp-Image-2020-03-06-at-21.47.37.jpeg
nev ila21:38 | 06/03/2020

Këtë të shtunë nis në ABC News emisioni i ri “Vetting”, i gazetares Luljeta Progni. Shtjellim i ngjarjeve dhe personazheve që diktojnë fatet e shqiptarëve, në tranzicionin e pambarimtë.

Jetët e taksapaguesve të cilet prej vitesh kontribuojnë për një pushtet dhe jo shtet, mohimi i së drejtës së ushtrimit të përgjegjësisë përmes manipulimit të votës, qeveritare e politikane  që s’ka vetting që i prek në “parajsën” e korrupsionit, ndërsa bandat e krimit të organizuar rikthehen në mënyrë edhe më të pakontrollueshme se sa në trazirat e ’97-ës. Nga e shtuna të gjithë në “Vetting”.

Të parët do të jenë mësuesit…çfarë festojnë ata këtë 7 mars? Drejtorë shkollash që shkarkohen për skandale, afera korruptive  e shpërblehen me poste të tjera shtetërore. Arsimtarë që udhëtojnë 120 km për të mbërritur në vendin e punës, ndërsa shpërblimi i transportit u është hequr, dhe pagat mbeten më të ultat në rajon.

Presioni politik dhe propaganda partiake mbi njerëzit që mësojnë e edukojnë fëmijët tanë. “Rilindja” e profesionit të mësuesisë dhe reformat për të cilat flitet nga drejtuesit e  arsimit.

Gjithçka në Vetting përmes fakteve, argumenteve dhe zërit të mësuesve./abcnews.al

kryebashkiaku-itali.jpg
nev ila12:20 | 24/02/2020

Itali po përballet me virusin vdekje prurës Koronavirus. Deri tani numërohen 4 viktima dhe rreth 160 të prekur. Gjithsej janë 5 zona të infektuara të cilat autoritetet italiane po përpiqen ti mbajnë të izoluara.

Gazetarët raportojnë minutë pas minuti çdo gjë që ndodh në lidhje me Koronavirusin.

Një nga zonat e prekura është edhe zona e Lodi në veri të Italisë. Duket se Italia ka filluar të paraqesë problematikat e para për pajisjet mjekësore që nevojiten në testet laboratorike që kryejnë analizat e Koronavirusit.

Kryebashkiaku i Bertonico në këtë provincë në një lidhje direkte në Rai 2 duke paraqitur situatën në provincën e tij e nisi bisedën se ishte paksa i ftohur…

-Më falni për zërin, se jam pak i ftohur….

Gazetari: Di Bertoni, mirëmbrëma zotëri, si paraqitet situata në komunën tuaj, dhe si është gjendja e qytetarëve tuaj?

Kryebashkiaku: Situata është shqetësuese por jo aq e rëndë. Njerëzit dalin gjithsesi, shëtisin por e dinë që nuk duhet të dalin nga qyteti.

Gazetari: Psh kryebasjhkiaku që është i ftohur, çfarë bëjmë në rastin e tij, ai ndodhet në zonën e kuqe, çfarë duhet të bëj ai?

Psh ju zoti kryebashkiak e keni bërë testimin?

Kryebashkiaku: Atëherë isha thirrur për të bërë një tampon por u pezullua sepse nuk kishin tamponë…

Gazetari: Kjo është shumë e rëndësishme… nuk është detaj i zakonshëm..nuk ka tamponë./abcnews.al

za.jpg
Igli Nikolli22:46 | 13/01/2020

Në një prononcim për emisionin “Pressing”, Lirim Zalla, moderatori dhe gazetari i njohur thotë mendimin e tij në lidhje me Evenimentin e Solidaritetit që u zhvillua në “Air Albania Stadium”.

Nëse e do shkurt, do thoja që ishte një mision i mirë, dështim i pastër dhe mungesë transparence. Qëllimi ishte absolut në kuptimin e mirë të fjalës, shenjë e mirë, emancipim i futbollit. Ishte shumë interesante për ta bërë këtë.

Dështim sepse nuk ditën ta organizojnë, nuk sollën njerëz në stadium. Ditët e fundit u sulën në shkolla dhe paguan nga 5 mijë lekë për të ardhur. Kam gjithmonë prova për ato që them. E kam shumë të sigurt. Mungesa e transparencës? Në të gjithë botën sapo mbaron aktiviteti, njerëzit njoftohen që ishin kaq tifozë dhe u mblodhën kaq para.

Transparenca është e rëndësishme. Nuk do t’i shpëtojnë këto të ardhurat njerëzit e prekur nga tërmeti. Transparenca bën vazhdimësinë. Kur nuk ndodh, nuk do të vijnë më njerëz në stadium, thekson Zalla. /abcnews.al

carcani-1280x720.jpg
ad min11:21 | 24/09/2019

Në këtë puntatë të emisionit sportiv “Pressing” u skutua rreth ndeshjeve të superligës shqiptare. Gjithashtu të ftuarit u ndalën edhe tek stadiumi kombëtar, i cili në Nëntor pritet të inaugurohet në ndeshjen ndaj Francës.

Të ftuar në studio ishin: Ernest Gjoka, trajner; Eduart Prodani, ish-sekretar i përgjithshëm i FSHF; Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF; Nderim Nexhipi, drejtor sportiv i Kukësit; Anton Cicani, kryeredaktor tek Telesport dhe Artan Hoxha, gazetar./abcnews.al

fotojaaa.jpg
ad min17:30 | 29/06/2019

E ftuar në emisioni “Thumb”, aktorja dhe modelja Emi Canaj ka folur për foton me të brendshme të shkrepur në një hotel në Tiranë, duke treguar të vërtetë që fshihet pas saj.

Kilda: Para disa kohësh ka dalë në media një foto një gocë bionde në një hotel në Tiranë që pretendohej të ishte ti?

Emi: Jo nuk kam qenë unë fare, fare, fare…

Kilda: Nuk ke qenë ti ëh?

Emi: Unë kam qenë dhe po ta pohoj kështu live dhe kam qenë në katin e 14 të hotelit dhe nuk e di kush me ka kapur, por gjithsesi mirë bëri. Unë kam qenë duke xhiruar një miniklip për një intimo. Po ta shikosh foton dallohet se është për një set fotografik edhe pse isha kapur nga të pasmet dhe çfarë nuk kishin thënë. E dashura e deputetit, një deputete që po bën një set fotografik…/abcnews.al

ylli-rakipi-1280x714.jpg
ad min21:15 | 07/06/2019

I ftuar në “Provokacija” gazetari Ylli Rakipi ka folur për përgjimet e publikuar së fundi nga media prestigjioze gjermane “Bild”, të cilat kanë lidhje me dosjen “339”. Gazetari nga ana tjetër ka komentuar edhe situatën politike në vend, ku është shprehur se Rama, është ai i cili për të mbrojtur veten e tij sakrifikon të tjerët. Ku ai përmendi rastin e Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafajt, duke hequr një paralelizim se i njëjti fat pret edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

“Interesin që kishte për asgjësimin e Saimir Tahirit dhe vetëm Edi Rama të shpëtonte. Interesin e Xhafajt, i cili e rrezikonte në një plan tjetër dhe vetëm të shpëtonte Edi Rama. Asgjësimin e gjithë qeverisë së vet. Po pse Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri i kanë fajet? Vetëm Edi Rama është njeriu që duhet të shpëtojë dhe që bën të gjitha të mirat, të gjithë të tjerët mund të rrëzohen?!  Dje rrëzoi Vangjushin, që vetëm të shpëtojë Edi Rama”, tha Rakipi./abcnews.al

flori-gjini-1.jpg
ad min18:21 | 04/05/2019

Flori Gjini është një nga moderatorët më të mirë në Shqipëri. Ai është bërë pjesë e emisionit “E Diell” në Top Channel ku drejton rubrikën Escape. Përveç kësaj ai ishte pjesë e The Voice, ku raportonte së bashku me fëmijët nga “Voice Room”. Gjithashtu, Flori është i angazhuar edhe në radio.

Të jesh pjesë e kaq shumë projekteve duhet të fitosh shumë edhe shumë para. Flori tregoi gjatë emisionit Thumb se fiton shumë mirë, por shifrën e mbajti sekret.

“Kur mbylla projektin e fundit kisha 5 gjëra paralel. Ishte një moment ku po mendoja “ore po lodhesh, po lodhesh shumë”! Por pastaj i rikthehesh sepse janë gjëra që unë i dua. Edhe lekë më sjellin moj motër se edhe këtë nuk e mohoj dot. Fitoj ca. S’e them dot shifrën, por shkon mirë, shkon shumë mirë”, tha ai.

Moderatori tregoi se ka filluar të merret me radio shumë herët, që kur ishte fëmijë dhe që atëherë nuk është ndarë më nga radioja.

“Me radion kam filluar që i vogël. Mbaj mend që në moshën 8 ose 9 vjeçare bëhej në TVSH një emision me fëmijë dhe më përzgjodhën. Pas atij emisioni ka qenë një tjetër emision me fëmijë që lexonin përralla. Kështu filloi dhe nuk u ndava asnjëherë nga radioja”, rrëfeu Flori Gjini.  /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono