Supersfida Partizani-Teuta, detajet për biletat dhe ndarjen e tifozëve

schedule12:21 - 24 Nëntor, 2021

schedule 12:21 - 24 Nëntor, 2021

E premtja rikthen ndeshjet e Abissnet Superiore dhe një prej ndeshjeve që luhet është mes Partizanit dhe Teutës. Dy skuadrat do të ndeshen sërish në “Elbasan Arena” prej orës 16:45.

“Demat” janë skuadra pritëse dhe kanë publikuar ditën e sotme çmimet e biletave dhe ndarjen e sektorëve për të dyja tifozerite.

“Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

Biletat në Tribunat A dhe B do të kushtojnë 1000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat C3, D, E, F dhe G3 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

Tribuna qendrore A3, A4, B3, B4, B5, dhe sektorët e tribunave C3, D, E dhe F do të jenë në dispozicion të tifozerisë së kuqe.

Tribunat qendrore A1, A2, B1, B2 dhe tribuna G3 do të jenë sektorët e rezervuar për tifozerinë mike nga Durrësi

Biletat mund t’i siguroni duke filluar nga sot pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa të premten biletat mund t’i gjeni edhe në sportelin pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan”, shkruhet në njoftimin e Partizanit. / abcnews.al