Policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike të llojit çokollatë në Tiranë.
Operacioni u zhvillua nga agjentët e antidrogës, të cilët gjetën në një banesë 60 kg drogë, e cila dyshohet se do të transportohej jashtë vendit.
Gazetari i Abc News, Andi Qosja raporton se “operacioni është në vijim edhe në qytete të tjera të vendit, si Durrës, Fier dhe Dibër”.
Deri më tani janë arrestuar 6 persona, ndër ta kreu i grupit, Pajtim Aga, i cili u prangos në Tiranë. Ai ka qenë i dënuar më heret po për të njëjtën vepër penale.
Arrestimet u kryhen nga Forcat Operacionele Speciale, ndërsa grupi kriminal po mbahej nen vezhgim prej më shumë se 3 muajsh. /abcnews.al