Superklasikja/ Rikthehet Boca-River, COVID godet keq ” Los Millonarios”

schedule19:36 - 15 Maj, 2021

schedule 19:36 - 15 Maj, 2021

Nesër në mbrëmje, në Buenos Aires zhvillohet një nga ndeshjet më të zjarrta në planet. Boca Juniors pret River Plate në mitikun “La Bombonera”, duel i vlefshëm për një biletë në gjysmëfinalet e Kupës së Argjentinës.

River vjen me probleme të mëdha në këtë përballje. Sipas raportimeve të fundit nga Argjentina, Los Millonarios  janë goditur keq nga koronavirusi. Plot 10 futbollistë të skuadrës së Gallardos kanë dalë pozitivë me Covid-19.

Ata janë De La Cruz, Zuculini, Bologna, Borre, Girotti, Paulo Diaz, Robert Rojas, Gonzalo Montiel, Simon dhe Petroli. Jashtë fushave qëndron edhe Javier Pinola. Lideri i mbrojtjes së Riverit po rikuperohet nga një dëmtim.

Mungesa të shumta për River Plate, teksa trajneri Marcelo Gallardo është i detyruar të grumbullojë disa lojtarë nga ekipi i të rinjve për sfidën e përjetshme ndaj Boca Juniors. /abcnews.al