Superiore/ Duele të forta në Shkodër dhe Elbasan, trajnerët zgjedhin “luftëtarët”

schedule16:10 - 28 Qershor, 2020

schedule 16:10 - 28 Qershor, 2020

Vllaznia-Teuta dhe Kukësi-Bylisi janë ndeshjet e Superiores që nisin prej orës 17:00. Në Shkodër skuadra vendase do tre pikët me shpresën e shmangies së vendit të tetë në klasifikim, kurse durrsakët kanë mundësinë të ngjiten në vendin e tretë pas humbjes që pësoi Laçi.

Mjaft e rëndësishme edhe ndeshja tjetër, që luhet në Elbasan. Kukësi kërkon të ushtrojë presion te Tirana kryesuese dhe këtë e realizon duke mposhtur ekipin e Bylisit. Verilindorët kanë nëntë pikë më pak se bardheblutë, ndërkohë që skuadra e Egbo luan në transfertë me Skënderbeun.

Trajnerët e këtyre ekipeve, Dedja, Martini, Shehi dhe Egbo, kanë bërë përzgjedhjet e tyre në lidhje me formacionet. Mungesat në çdo ekip, për shkaqe dëmtimesh dhe kartonësh të verdhë, apo edhe të kuq, sikurse Hoxhallari i Tiranës.

VLLAZNIA-TEUTA
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Shtubina, Kruja, Gurishta, Krymi, Sidorenco, Lika, Zogaj. Trajner: Hysen Dedja
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, E. Vila , Aleksi, Avdyli, L. Vila, Kallaku, Hebaj. Trajner: Edi Martini

KUKËSI-BYLIS
KUKËSI: Xhika, Teqja, Krasniqi, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi
BYLISI:
Hidi, Goxha , Shkalla, Janku, Peposhi, Hadroj, Ndreca, Ujka, Qardaku, Mëllugja, Malçi. Trajner: Veljko Dovedan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!