“Super PSG”, Al-Khelaifi: Kemi fituar eksperiencë, arritëm fitore historike

schedule09:59 - 9 Prill, 2021

schedule 09:59 - 9 Prill, 2021

Fitorja 2-3 në Mynih kundër Bayern Munchen ka krijuar entuziazëm të madh te PSG. Një triumf që afron kampionët e Francës me gjysmëfinalet e Champions League, kompeticion që nuk është fituar kurrë dhe mbetet objektivi i madh.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ndihet i lumtur dhe krenar, vlerëson paraqitjen e djemve të tij kundër skuadrës më të fortë në planet, por asgjë nuk është arritur. Bayerni do të bëjë maksimumin të bëjë përmbysjen e madhe në Francë.

Një fitore e rëndësishme për historinë e klubit tonë. Edhe pse kishim mungesa, ia dolëm të fitojmë 2-3 në Mynih. Jam i kënaqur, kryem një punë fantastike, por nuk jemi kualifikuar akoma. Ishte vetëm pjesa e parë, javën tjetër do të luajmë pjesën e dytë në fushën tonë.

Duam të fitojmë sërish dhe të kualifikohemi në raundin tjetër. Ne kemi gjithnjë e më shumë eksperiencë në këtë kompeticion, lojtarët tanë zbaviten duke luajtur në këto lloj ndeshjesh, e treguam se jemi një skuadër e madhe.

Jam shumë krenar për futbollistët dhe stafin teknik, të gjithë u treguan të shkëlqyer. Gjithsesi, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë moment që kemi edhe një tjetër ndeshje për të luajtur kundër Bayern Munchen“, deklaroi kreu i klubit francez. /abcnews.al