Sulmuesi rus nuk pyet, thyen rregullat e izolimit dhe takon të fejuarën… 18 vjeçare

schedule22:48 - 5 Prill, 2020

schedule 22:48 - 5 Prill, 2020

Është 30 vjeç, por e dashura e tij sot ka mbushur 18 vjeçe. Bëhet fjalë për sulmuesin rus të Celta Vigos, Fedor Smolov. Ky i fundit është i lidhur me mbesën e ish-presidentit të Rusisë, Boris Yeltsin.

Maria Yumasheva festoi sot 18 vjetorin dhe Smolov nuk mungoi. Edhe pse klubi i Celta Vigos nuk i dha leje, futbollisti rus hipi në avion privat dhe u largua drejt vendlindjes.

Gjoba pritet të jetë e majme për Smolov, pasi jo vetëm që nuk ka respektuar rregullat e klubit të La Ligas, por dhe rregullat e shtetit spanjoll, që iu ka thënë njerëzve të jenë të karantinuar./abcnews.al