Sulmohet një bazë në Irak ku ndodhen trupat e udhëhequra nga SHBA-të

schedule15:54 - 3 Mars, 2021

schedule 15:54 - 3 Mars, 2021

Një sulm me raketë ka ndodhur këtë të  mërkurë në një bazë ushtarake irakiane në të cilën janë të vendosura trupat e koalicionit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një zëdhënësi Wayne Marotto, tha se 10 raketa u hodhën mbi bazën ajrore Al Asad. Ndërkohë fatmirësisht nga sulmi nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë kujtojmë se ky është sulmi i dytë brenda dy javësh që ka ndodhur në këtë rajon, duke vrarë një kontraktues civil dhe duke plagosur një pjesëtar të forcave amerikane. Sulmi i 16 shkurtit bëri që Shtetet e Bashkuara të kryenin sulme ajrore kundër një objektivi në Siri, që Pentagoni tha se ishte përdorur nga milici të shumta të mbështetura nga Irani.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar grupe të tilla për sulmet me raketa kundër pozicioneve amerikane në Irak përgjatë viteve të fundit dhe zyrtarët thanë se goditjet ajrore kishin për qëllim parandalimin e sulmeve të tilla në të ardhmen.

Irani qëlloi bazën Al Asad vitin e kaluar në një sulm hakmarrës për vrasjen nga Shtetet e Bashkuara të komandantit të lartë Iranian, Qassem Soleimani./abcnews.al