Detaje të reja janë publikuar rreth sulmit që rusët bënë në stacionin hekurudhor Kramatorsk në Donetsk. Sulmi ka ndodhur të premten ndërsa sipas raportimeve, nga bombardimi humbën jetën 57 persona.
Në një postim në Telegram, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk thotë se 92 persona janë ende duke u trajtuar në spital pas sulmit, duke përfshirë 17 fëmijë. Ai shton se katër të rritur dhe dy fëmijë kanë dalë nga spitali në rajon dhe janë dërguar në një spital në rajonin e Dnipropetrovsk për trajtim të mëtejshëm. /abcnews.al/


