Sulmi ndaj KZAZ-ve, Kikia: Sot u dëshmua që po shkohet drejt përplasjes

schedule20:30 - 19 Qershor, 2019

schedule 20:30 - 19 Qershor, 2019

Një situatë të tmerrshme që po shkon drejt përplasjes së dhunshme, e ka konsideruar drejtori i lajmeve në Klan Plus Mentor Kikia sulmin ndaj KZAZ-ve në studion e Byro Politike të Juli Xhokaxhi. Sipas tij sot u dëshmua që po shkohet drejt përplasjes së dhunshme dhe nuk ka më dyshim që 30 qershori do jetë një ditë shumë e keqe.

“Situata që u demonstrua sot më kujtonte zgjedhjet në Irakun e pas çlirimit apo zgjedhjet e para në Afganistan. Ishte një gjë krejtësisht e tmerrshme, një situatë që vetëm zgjedhje nuk mund të quhen. Jemi vonë për të thënë kush e kishte fajin. Aktet e dhunës janë të papranueshëm. Na kthejnë vite pas.

Nuk ka më dyshim që 30 qershori do jetë një ditë shumë e keqe. Jemi në kushtet kur çdo gjë po shkon drejt një përplasjeje që ne e morëm me sportivitet. Sot u dëshmua që po shkohet drejt saj. Se çdo prodhojë, jemi përballë ekuacioneve me shumë të panjohura. Po do ketë zjarr, qendra votimi të djegura. jemi në kushtet ku shumë gjëra që duheshin bërë nuk janë bërë. Askush mos ketë iluzione”. /abcnews.al