Sulmet ruse në Ukrainë, çfarë dimë deri tani

schedule15:28 - 24 Shkurt, 2022

schedule 15:28 - 24 Shkurt, 2022

BBC

Ndërhyrja ushtarake

Që prej mëngjesit të sotëm, 24 shkurt, forcat ruse kanë nisur pushtimin e plotë të Ukrainës, me sulme me raketa dhe shpërthime të raportuara pranë qyteteve të mëdha dhe në bazat ushtarake ukrainase.

Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë rreth 50 “pushtues” rusë dhe ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë rusë, megjithëse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, shkruan BBC.

Nga ana e saj Rusia thotë se ka hasur pak rezistencë dhe pretendon se forcat e armatosura ukrainase po largohen masivisht, duke braktisur armët dhe pozicionet e tyre.

Ndikimi civil

Lexo edhe: Polonia përgatit 120 spitale për ukrainasit e plagosur nga sulmet ruse

Sirenat e luftës kanë rënë në Kiev që nga shpërthimet e para në orët e para sot. Radhë të mëdha trafiku janë krijuar teksa banorët përpiqen të largohen nga qyteti pasi Ukraina mbylli  linjat ajrore për fluturimet civile.

Diku tjetër, banorët po kërkojnë strehim në stacione, ndërsa radhë të mëdha  janë krijuar në bankomate dhe pikat e karburantit.

Disa vende evropiane në kufi me Ukrainën, duke përfshirë Poloninë, Sllovakinë dhe Hungarinë, thonë se po përgatiten për një fluks refugjatësh.

Dënimi ndërkombëta
Lexo edhe: BE – SHBA gati sanksionet, Kremlini: Kemi mjete për t’i mbijetuar

Vendet fqinje kanë reaguar ndaj krizës.

Kryeministri i republikës baltike të Estonisë, në kufi me Rusinë, tha se një numër aleatësh të NATO-s që ndajnë  kufijtë me Rusinë kanëe rënë dakord të nisnin konsultimet sipas nenit 4 të NATO-s.

Moldavia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe është e gatshme të ndihmojë dhjetëra mijëra ukrainas. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha gjithashtu se ai nënshkruan një gjendje të jashtëzakonshme që do të miratohet nga parlamenti.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg tha: “Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur aleancën nga agresioni”.

SHBA, BE, Britania e Madhe dhe Japonia kanë vendosur sanksione kundër oligarkëve rusë, bankave ruse dhe deputetëve që e mbështetën masën. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha në një fjalim televiziv se “sipërmarrja e shëmtuar dhe barbare e Vladimir Putin duhet të përfundojë me dështim”./abcnews.al/