Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në rajonet Kharkiv dhe Dnipropetrovsk të Ukrainës, sipas autoriteteve lokale.
Në qytetin e Kharkivit, qytetin e dytë më të madh të vendit, sulmet me raketa të së dielës shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e katër të tjerëve. Kryebashkiaku Ihor Terekhov bëri të ditur se disa goditje dëmtuan një pallat shumëkatësh dhe banesa të tjera në zonë.
Guvernatori rajonal Oleh Sinyuhubov konfirmoi se forcat ruse kishin goditur qytetin, i cili ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri me Rusinë dhe është përballur vazhdimisht me sulme.
Ndërkohë, në rajonin e Dnipropetrovskit, sulmet me artileri dhe dronë shkaktuan një viktimë dhe 10 të plagosur në qytetin e Pavlohradit. Sipas guvernatorit Oleksandr Khanza, tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Sulmet vijnë në kuadër të ofensivës së vazhdueshme ruse ndaj Ukrainës, ndërsa autoritetet lokale vijojnë të raportojnë dëme në ndërtesa dhe viktima civile.


