Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet ajrore amerikane në Iran, vriten shtatë ushtarë iranianë

schedule10:16 - 15 Korrik, 2026

schedule 10:16 - 15 Korrik, 2026

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars, duke ndarë një deklaratë nga ushtria e vendit, ka raportuar se 13 raketa amerikane goditën një kazermë të forcave tokësore të ushtrisë në qytetin jugor të Bampur këtë mëngjes.

Shtatë ushtarakë iranianë u vranë në sulme, ndërsa një numër i të tjerëve u plagosën, raportoi agjencia.

Ushtria iraniane tha se do të jepte “një përgjigje vendimtare” ndaj sulmit.



Komanda Qendrore e SHBA-së deklaroi më parë se sulmet e saj kishin në shënjestër “dhjetëra objektiva ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit dhe zonave bregdetare iraniane”.

Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin, se SHBA do të godasë urat dhe termocentralet e vendit nëse nuk rikthehet në bisedime.

“Javën tjetër do të bëhet shumë keq për ta. Do t’ua rrëzojmë të gjitha termocentralet. Do t’ua rrëzojmë të gjitha urat nëse nuk ulen në tryezë dhe nuk negociojnë”, u shpreh Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!