Pesë persona u plagosën në një sulm me thikë që ndodhi të dielën në mbrëmje në stacionin ndërkombëtar në Nju Jork, sipas burimeve të departamentit të zjarrfikësve.
Ngjarja ndodhi në një periudhë kur metropoli amerikan po përgatitet për zhvillimin e ndeshjes së parë të finales së NBA-së, si dhe pak ditë para nisjes së Kupës së Botës për meshkuj, ku disa ndeshje do të luhen në qytet.
Sipas autoriteteve, personi i dyshuar për sulmin është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Raportet paraprake tregojnë se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, ndërsa katër të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta.
Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.


