Sulm me armë në një universitet në SHBA, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

schedule08:26 - 18 Tetor, 2021

schedule 08:26 - 18 Tetor, 2021

Një sulm më armë ka ndodhur në kampusin universitar të Luizina, duke shkaktuar 1 viktimë dhe 7 të plagosur, sipas një deklaratë të policisë së shtetit. Sipas deklaratës së policisë, personi që u vra nuk ishte student i universitetit. Ky është incidenti i dytë fatal në më pak se një javë në kampus.

Ndërkohë policia e Shtetit të Luizianës po bën thirrje  për të gjetur të dyshuarin ose të dyshuarit. Policia publikoi gjithashtu emrin dhe një foto të të dyshuarit kryesor-një 18-vjeçar afro-amerikan për incidentin e mëparshëm.

Një 19-vjeçar u vra dhe një 16-vjeçar mbeti i plagosur në incidentin e të mërkurës, 13 Tetor, sipas policisë./abcnews.al