Stuhia “Ciara” nxjerr në breg skeletin gjigant të krijesës misterioze

schedule12:30 - 13 Shkurt, 2020

schedule 12:30 - 13 Shkurt, 2020

Një skelet gjigant doli në bregun e një plazhi skocez pas stuhisë “Ciara”. Pas publikimit të fotove, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ngritur pikëpyetje se kujt mund t’i përkasë skeleti.

“Ndonjë ide se çfarë mund të jetë”, pyet njëri. Ka nga ata që përgjigjen se skeleti mund të jetë i ndonjë balene apo delfini.

Stuhia “Ciara” ka shkaktuar të paktën shtatë të vdekur. Ajo ka shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe në disa vende të Evropës./abcnews.al