Stuhia “Kiara” godet Shqipërinë, çfarë paralajmërojnë meteorologët

schedule16:53 - 13 Shkurt, 2020

schedule 16:53 - 13 Shkurt, 2020

Fundjava u dominua nga koha me diell, temperatura të larta dhe mot të kthjellët, por meteorologët parashikojnë një ndryshim drastik të motit duke nisur nga kjo mesjavë. Shkak do të bëhet stuhia “Kiara” që ka goditur Europën, por që do të prekë edhe Shqipërinë.

Stuhia “Kiara” zbret drejt Shqipërisë duke sjellë forcim të erës dhe reshje me intensitet mesatar.

Mësohet se dëmet më të mëdha të shoqëruara edhe me reshje shiu do të jetë problematike vetëm në brigjet detare. Meteorologët bëjnë me dije se sonte gjatë natës deri nesër në mesditë era do te jete me shpejtësi 65-70 km/h. /abcnews.al

Lexo edhe http://abcnews.al/moti-i-keq-perfshin-europen-franca-dhe-gjermania-nen-pushtetin-e-stuhise-ciara/