Siç ishte parashikuar nga sinoptikanët për këtë periudhë të fundit të Marsit, verilindja e vendit është përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta e stuhi bore. Temperaturat zbritën në minus 2 gradë celsius.
Reshjet e borës nuk kanë intensitet të lartë, gjithsesi një shtresë e hollë ngrice mbuloi rrugët dhe aksin kombëtar nga Morini deri në Reps të Mirditës. Mjetet borëpastruese u stacionuan që në orët e mbrëmjes, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për të shmangur problematikat.
Policia rrugore e patrullimit të autostradës ka ngritur postblloqe në disa segmente, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve dhe kontrolluar për pajisjet dimërore. Qarkullimi nuk është ndërprerë as në rrugët e tjera, që lidhin Kukësin me Hasin Peshkopinë e Pukën.
Edhe rrugët rurale janë të qarkullueshme. Në zonat ruale ka pasur disa herë ndërprerje të energjisë, por është stabilizuar nga grupet e avarisë./abcnews.al