Studimi: Pse burrat tullacë janë më të rrezikuar nga koronavirusi

schedule10:11 - 5 Qershor, 2020

schedule 10:11 - 5 Qershor, 2020

Burrat pa flokë kanë rrezik më të lartë për të vdekur nga koronavirusi. Kjo, sipas shkencëtarëve, pasi ata kanë një hormon mashkullor që e ndihmon virusin që të sulmojë qelizat.

Hormoni Androgen, që është përgjegjës për humbjen e flokëve tek meshkujt, është lidhur së fundi me disa nga rastet më të rënda me Covid-19 në spitalet spanjolle.

Ky zbulim mund të marrë emrin Shenja Gabrin, pas fizikanti të parë amerikan që humbi jetën nga sëmundja, Dr. Frank Gabrin i cili ishte pa flokë.

Profesori Carlos Wambier, autori kryesor i studimit nga Universiteti Brown u shpreh për The Telegraph: ” Ne vërtet besojmë që ‘tullacllëku’ është parashikuesi perfekt për agresivitet të koronavirusit.”

“Ne mendojmë se androgeni është definitivisht një portë që virusi të futet tek qelizat tona,” shtoi Carlos Wambier.

Në një studim tjetër të bërë tek 122 pacientë, rezultoi se 79 për qind e burrave të infektuar në tre spitale të Madridit ishin tullacë. /abcnews.al/