Protestën e tyre këtë të enjte studentët e zhvendosën para parlamentit. Për rreth dy orë ata këmbëngulën për plotësimin e kërkesave të tyre. Në mbështetje të studentëve përpara parlamentit ishin dhe shumë qytetarë. Me shtyrjen e senancës plenare studentët u larguan për të protestuar drejt Kryeministrisë.
Seanca plenare e së enjtes i çoi studentët përpara parlamentit. Të shumtë ishin dhe qytetarët që kishin dalë për ti mbështetur. Përmes pankartave tregojnë se në shesh nuk janë vetëm për ta. Për rreth dy orë studentët përsëriten kërkesat drejtuar kryeministrit.
Studenti 1: “Ne nuk largohemi derisa të plotësohen kërkesat e studentëve.”
Studenti 2: “Normalisht Durrësi bashkohet për kauzën e 9 pikave tashmë. Duhet të jemi të gjithë bahskë sepse ky ligj duhet të bjerë. Tarifat të ulen dhe studentët të arijnë të mbijetojnë.”
Studenti 3: “Nuk i përgjigjet kërkesave të shqiptarëve, kot të rrijë aty, sepse ai është punonjësi jonë, nuk është Zoti jonë, nuk është udhëheqësi jonë. Jam këtu në mbështetje të të gjithë studentëve, pasi unë kam varfëruar familjen time për të mbaruar studimet.”
Mbështetësi 1: “Kërkesat e tyrë janë tepër minimale. Ata do të kenë dhe kërkesa të tjera që do ti mbështesim në çdo kohë.”
Mbështetësi 2: “Studentët janë shkaku dhe e ardhmja. Këta morën kurajon dhe dolën.”
“Pakti për Universitetin” publikuar online nga kryeministri, nuk i ka kënaqur.
Studenti 4: “Tepër qesharake. Dy nga pikat më kryesore ishte ajo e studentëve që duhet të ishin brenda 50%, pse nuk e vendos atë? Sepse ajo rrëzon reformën e tij në arsim. Karta e studentit thuhej se bëhet brenda 3 muajve. Si mund të bëhet brenda 3 muajve kur buxheti është dhënë tashmë.”
Ndërsa vezën që në seancë plenare u hodh në drejtim të kryeministrit në emër të tyre, e pritën në këtë mënyrë.
Studenti 5: “S’ka shtim kërkesash. Këto janë 8 kërkesat dhe duhet të plotësohen. Ne nuk kemi kërkuar asgje politike. Nuk kemi kërkuar dorëheqjen e askujt.”
Studenti 6: “Kryeministri duhet ti vejë gishtin kokës dhe të plotësojë kërkesat. Lista e kërkesave nuk është shtuar, por thjesht ky sistem duhet ndërruar i gjithi.”
Nuk munguan as tymueset, ndonëse protesta para parlamentit u mbyll paqësisht. Me përfundimin e seancës plenare studentët u larguan në drejtim të Kryeministrisë./abcnews.al

