Stjuardesat: Pesë gjërat që nuk do donim që pasagjerët të bënin gjatë fluturimit

schedule14:43 - 27 Qershor, 2020

schedule 14:43 - 27 Qershor, 2020

Pandemia pothuajse e ka shkatërruar industrinë e fluturimeve, duke anuluar mijëra fluturime çdo ditë dhe duke shkurtuar nga stafi mijëra  punonjës  të linjave ajrore, shkruan Insider.

Në prill u regjistrua  numri më i ulët i pasagjërve me vetëm 87.534 njerëz që kaluan nëpër pikat e kontrollit të Administrimit të Sigurisë së Transportit (TSA) brenda një dite.

Sidoqoftë, përkundër udhëtimeve jo të nevojshme  që ende nuk janë hapur në shumë vende, përfshirë SH.B.A.  udhëtimi ajror ka shënuar rritje. TSA raportoi se 587.903 persona kanë udhëtuar më 19 qershor.

Janë vendosur disa  rregulla për të mbajtur sa më të sigurt ekipin e kabinës dhe pasagjerët.

Insidet bisedoi me katër stjuardesa nga tre linja ajrore të ndryshme, të cilët treguan veprimet që po rrezikojnë veten dhe të tjerët.

1.Përdorimi i maskave në mënyrë të gabuar

 

Një stjuardesë 53-vjeçare me qendër në Nju Jork, e cila ka punuar për një nga tre linjat më të  mëdha ajrore amerikane për 20 vite, tregoi se personat mbanin maska në mënyrë të gabuar.

Për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, CDC ka rekomanduar përdorimin e  maskave të fytyrës në vende publike ku është e vështirë të ruash distancën sociale. Për të qenë efektive,  maska duhet të mbulojë gojën dhe hundën. Gjatë udhëtimit ajror, ato duhet të vihen  që nga momenti kur pasagjerët futen brenda aeroportit deri në momentin kur largohen, jo vetëm gjatë një fluturimit.

E megjithatë, stjuardesat kanë treguar se shumica refuzojnë të mbajnë maska.

2.Pasagjerët nuk mbajnë higjenën e duhur

 

Stjuardesat treguan  se njerëzit lëvizin shumë gjatë udhëtimit dhe i heqin maskat  duke prekur vazhdimisht fytyrën, gojën dhe sipërfaqet e ndryshme.

Një stjuardesë me qendër në Minneapolis tha që disa njerëz nuk po lajnë duart pasi përdorin tualetin.

Pavarësisht nëse jeni duke prekur  fytyrën tuaj ose po hiqni maskën për të biseduar, ajo u bëri thirrje të gjithëve që të mendohen disa herë për shëndetin e tyre para se të veprojnë.

3.Disa pasagjerë harrojnë të zbatojnë rregullat e distancimit social

 

Ajo që kanë venë re stjuardesat është se udhëtarët e stresuar, të shqetësuar kanë më shumë gjasa të harrojnë zbatimin e rregullave të distancës sociale.

Këshillat e tyre: Planifikoni më përpara dhe jepini vetës më shumë kohë.

“Mbërrini  në aeroport më herët, sepse do të ju kursejë shumë kohë,” tha Møller. “Normalisht kur nxitoni, ju  stresoheni, dhe për këtë arsye harroni të mbani distancë me të tjerët.

4.Fluturoni atëherë kur është e nevojshme jo shpesh

 

Pasagjerët po zgjedhin të fluturojnë gjatë një kohe kur nuk rekomandohen udhëtimet e panevojshme.

“Ajo që unë dua t’ju them kujdo që udhëton  është të mos prisni të keni hapësirë ​​në aeroplan për të ruajtur distancën sociale kështu që merrni masat duke përdorur maskë, doreza dhe duke qënë i kujdesëshëm me higjenën vetjake.

5.Mbani mbeturinat derisa të zbrisni nga avioni

 

Detyra e një stjuardese është të ndihmojë njerëzit të udhëtojnë në destinacionet e tyre të sigurt por edhe pasagjerët duhet  të ndihmojnë duke qëndruar të informuar dhe duke ndjekur masat paraprake.

Ajo çfarë dëshiron një stjuardesë nga pasagjerët është që ata  të ndalojnë së dhëni atyre mbeturinat  gjatë gjithë fluturimit.

Përveç se e bezdishme, është një rrezik për sigurinë.

Nëse një stjuardesë merr mbeturinat tuaja, ajo mund të rrezikojë dhe veç kësaj do të duhet të ndërrojë dorëzat vazhdimisht./abcnews.al