Ish-Presidenti i Klubit Partizani Paro Laçi ka zbuluar në ABC News se stilin e vjedhjes së votave e kanë krijuar demokratët.
Ai shpjegoi se si funksiononte skema me fletën bosh dhe që “shpërblehej” me 50 mijë lekë.
Sipas Laçit, ka ekzistuar dhe një strategji tjetër me marrjen e kartës së identitetit, ku grupi Berisha ndalonte të votonin Lulzim Bashën.
“Doli stili i vjedhjes së votës me fletën bosh. Shkonin çonin fletën bosh dhe e shënonin votën vetë dhe jepnin 50 mijë lekë. Këtë stilin e vjedhjes së votës e kemi nxjerr ne demokratët.
Ta shpjegoj se është shumë artmetike. U nxirrte një fletë bosh dhe nuk e hidhte fletën fare. Ai sillte fletën bosh dhe merrte 50 mijë lekë. Kështu vijonte me të dytin dhe me radhë. Këtë metodë e ka krijuar Sali Berisha.
Ndërsa, më pas kur ishte Lulzim Basha, grupi i Sali Berishës na merrte kartat e identitetit, në mënyrë që demokratët të mos votonin Bashën”, rrëfeu ai./abcnews.al