Teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
Sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ushtria amerikane ka zhvilluar së fundmi një stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura shqiptare mbi operacionet me dronë “Puma” në Zonën e Stërvitjes në Bizë.
Ky bashkëpunim synon rritjen e aftësive të mbikëqyrjes dhe mbledhjes së inteligjencës, duke çuar përpara gatishmërinë në fushën e mbrojtjes dhe duke mbështetur interesat e përbashkëta strategjike për një të ardhme më të sigurt për qytetarët.
“Teknologjia amerikane vazhdon të forcojë sigurinë; ushtria amerikane kreu stërvitje të përbashkët me ushtrinë shqiptare mbi operacionet me dronë “Puma” në Zonën e Stërvitjes në Bizë, duke rritur aftësitë e mbikëqyrjes dhe mbledhjes së inteligjencës së Shqipërisë. Ky bashkëpunim do të çojë përpara gatishmërinë në fushën e mbrojtjes dhe do të mbështesë interesat e përbashkëta strategjike për një të ardhme më të sigurt për qytetarët tanë”, njofton ambasada amerikane.


