Gjykata e posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e koncesionit të sterilizimit, ku të pandehur janë marrë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvendësi i tij Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Të tre akuzohen se kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në seancën paraprake, Beqaj pretendoi se procesi ndaj tij është tendencioz duke lëshuar akuza ndaj gjyqatres Flojera Davidhi që kërkoi rikalifikim të akuzës nga shpërdorim detyre ne vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal. Në të njëjtën kohë e Beqaj e konsideroi akuzën e spak si presion që të zgjidhte formën me gjykim të shkurtuar që të mos nxirrte të gjitha provat, që sipas ish-ministrit ato do e shpallin të pa fajshëm.
“Meqenese une Ilir Beqaj nuk mund te dilja i pa akuzar ne kete ceshtje penale dhe meqenese ju e konstatuat se as shkelja e barazise ne tender, as shperdorimi i detyres dhe as korrupsioni pasiv nuk qendronin, shpiket akuzen e vjedhjes dhe te grupit te strukturuar kriminal. Te siguroj se une do t’i cmontoj dhe keto dy akuza. Edhe sikur me vdekje apo me burgim te perjetshem te me akuzosh apo te denosh nuk do mund te zhbesh, kontributin tim 33 vjecar ne jeten publike te vendit dhe as te njollosesh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime. Por edhe nuk do të mund të njollosësh dhe as të kriminalizosh as qeverinë e Edi Ramës dhe as Partinë Socialiste.”
Kërkesa për kalim të dosjes në gjykim përveç Beqajt, Rrapajt e Rjepajt u pranua edhe për 6 ish-zyrtarë të tjerë, që kanë patur rolin e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave që do të gjykohen për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash. Vetëm ish-ministri Beqaj ka kërkuar që procesi të vijojë me gjykim të zakonshëm, ndërsa 8 personat e tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar dhe neës gjenden fajtorë do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën,/abcnews.al