Starova: Tirana i dhuroi golin Bregut, sulmi i tyre në këtë sfidë s’më pëlqeu

schedule23:25 / 17/02/2020

Sulejman Starova, i ftuar në Pressing, ka filluar të analizojë skuadrën e Tiranës. Në fjalën e tij për bardheblutë, Bobi u shpreh: “Tirana kishte një kundërshtar si Skënderbeu, që dha dhe deklarata: Ne nuk mundemi, ne marrin pikën. Në këto kushte, pashë të njëjtin Skënderbe që kam parë gjithë kohës, me momente luajnë shumë mirë, me momente bëjnë gabime.

Në këtë ndeshje, Tirana pati probleme difensive, i dhuruan Bregut golin. Gabim në goditje standarte, mund të pësonin të dytin. Edhe portieri është i fazës difensive, i dha topin Gripshit dhe mund të mposhtej. Sulmi i Tiranës nuk ishte i rrjedhshëm. Ndërrimet nuk ishin të mira, u çorientuan lojtarët, nuk e bën Torassa pas pykës, futet Hasani, gjynah që nuk shënoi atë rast që kishte.

Ngoo, Torassa, Cale dhe Cobbinah, për këtë ndeshje, nuk më pëlqyen. Kanë luajtur shumë herë topa të gjatë, Ngoo doli jashtë loje. Nuk vodhi gjë Korça që mori pikën. Trajneri mund të thotë që unë në çdo ndeshje, luaj për të fituar, kjo është normale. Që të thuash në vigjilje të ndeshjes që unë do e mund kundërshtarin, nëse nuk ndodh, ku do e fusësh kokën?/abcnews.al

schedule23:25 / 17/02/2020