Një burrë nga Izraeli i infektuar me koronavirus, arriti të shikonte martesën e të birit pasi stafi i spitalit organizoi dasmën jashtë dritares së tij. Për shkak se gjendja e tij ishte e rënduar, stafit iu desh të afronte krevatin e tij në afërsi të dritares që ishte zbukuruar me tollumbace.
Dhëndri i kërkoi stafit të Qendrës Mjekësore të Universitetit Hadassah ta organizonte ceremoninë afër spitalit, në mënyrë që i ati të merrte pjesë. “I gjithë stafi i Hadassah e bëri këtë një mision për të mbajtur ngjarjen,” tha kryeinfermierja e repartit të koronavirusit në të cilin po trajtohet burri.
Drejtori i përgjithshëm Zeev Rotstein tha se “mundësia për t’i dhënë një babai shansin për të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij – veçanërisht kur ai është shumë i sëmurë, është një moment i paharrueshëm dhe një dëshmi e përkushtimit të stafit të Hadassah “. xh.d/abcnews.al


