Sputnik-V: BE do të vendosë në fillim të marsit për vaksinën ruse kundër COVID-19

schedule23:26 - 3 Shkurt, 2021

schedule 23:26 - 3 Shkurt, 2021

Vaksina ruse kundër koronavirusit Sputnik-V mund të miratohet për përdorim në Bashkimin Europian në fund të shkurtit ose fillim të marsit. Zyrtari i lartë rus Kirill Dmitriev u shpreh sot se Rusia tashmë ka aplikuar në Agjencinë Evropiane të Barnave për miratim dhe po pret vendimin e saj.

“Ne kemi dorëzuar dokumentet për aprovim të vaksinës ruse në Agjencinë Evropiane të Barnave. Ky proces ekzaminimi mund të zhvillohet në shkurt, ndoshta deri në fillim të marsit”, tha ai për mediat ruse.

Më herët, Dmitriev tha se faza e parë e marrjes së licencës për përdorim urgjent të vaksinës ruse Sputnik-V në Bashkimin Evropian është planifikuar në fund të shkurtit. Kërkesa për një autorizim të përdorimit emergjent të vaksinës ruse Sputnik-V u paraqit në 22 dhjetor./ db/Abcnews.al