Spitalet e mbingarkuar, Çekia i kërkon ndihmë vendeve europiane për pacientët me Covid

schedule15:47 - 5 Mars, 2021

schedule 15:47 - 5 Mars, 2021

Republika Çeke i ka kërkuar ndihmë Gjermanisë, Zvicrës dhe Polonisë  për trajtimin  e pacientëve me Covid, pasi spitalet e vendit janë të mbingarkuar nga numri i të infektuarve.

Ministria e shëndetësisë tha në një deklaratë:

“Numri i madh i pacientëve të infektuar  ka rritur presionin në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe numri i pacientëve që kërkojnë shtrim në spital po rritet çdo ditë”.

Që nga mëngjesi i së premtes, ishin 8,153 pacientë me Covid janë shtruar në spital, përfshirë 1,735 që kërkojnë kujdes intensiv, sipas të dhënave të ministrisë.

“Në disa rajone, kapaciteti i spitaleve është ezauruar dhe ata nuk janë më në gjendje të ofrojnë kujdesin e duhur ose të pranojnë pacientë të rinj “, tha ministri i shëndetësisë Jan Blatny./abcnews.al