Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka mohuar në studion e Mbrëmje në ABC News mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, të kërkuara nga opozita jashtë parlamentare, si edhe mundësinë e një qeverie tranzitore me Ramën kryeministër.
“Nuk i njohim këto koncepte, një qeveri e dalë nga zgjedhjet nuk mund të bëjë pakt për pushtet, i detyrohemi qytetarëve, ligjshmërisë, kushtetutës, moralit dhe ligjit në politikë. Zgjedhjet janë në 2021, zgjedhje të parakohshme nuk ekzistojnë, se do thotë të çedojë ligji, normat, kushtetuta. Ne e kemi bërë të qartë në 30 qershor, i qëndruam rrugës së ligjshmërisë dhe do i qëndrojmë. Nuk ka tavë, ka vetëm votë dhe qytetarë”.
E pyetur për tryezë të mundshme me opozitën jashtëparlamentare, apo nëse kanë nisur kontaktet për një nivel të dytë, apo të tretë, ajo shprehu edhe njëherë gatishmërinë e qeverisë për tryezë kurdo dhe me këdo.
“Të hapur për të diskutuar për reformën zgjedhore, e kemi komisionin ad hoc të reformës zgjedhore jemi gati të diskutojmë të gjitha rekomandimet e ODIHR. Kemi krijuar vend të posaçëm për opozitën dhe jemi gati të ulemi që tani. Do donim që edhe opozita jashtë parlamentare të ishte pjesë.
Nuk kemi nevojë për diskutime pas dere, ne i kemi të hapura i kemi bërë ftesë të hapur Bashës, ku e thirrëm në tryezë kur do dhe me këdo. Ne nuk vëmë kushte, ata vënë kushte.
Ne po mundohemi të gjejmë fjalën me ta edhe pse kanë kaluar të gjitha limitet e një lufte politike. Tani nuk e dimë secila do jetë strategjia e tyre, kthimi apo ç’orinetimi”. /abcnews.al