Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spektakli botëror i atletikës/ Dita e tretë e Botërorit në Tokyo, rekorde dhe surpriza të mëdha

schedule18:47 - 16 Shtator, 2025

schedule 18:47 - 16 Shtator, 2025

Botërori I atletikës që po zhvillohet në Tokio ka dhuruar gara spektakolare edhe në ditën e tij të tretë.

E tillë ishte ajo në 100 metra me pengesa për femra, ku medalja e artë u fitua nga Ditaxhi Kambunxhi. Atletia zviceriane arriti një rezultat mbreslënës, duke vendosur edhe një rekord kombëtar me kohën 12 sekonda e 24 të qindat. Ky rezultat është vetëm 4 të qindat larg rekordit botëror që mbahet nga amerikania Kendra Herrison, që në 2016 në Londër kaloi finishin me kohën 12 sekonda e 20 të qindat.

Kambunxhi la pas atleten nigeriane Tobi Amusan në vendin e dytë dhe amerikanen Grace Stark të tretën.



Një medalje të artë, të parën dhe historike për Zelandën e Re mori Xhordi Bimish, që triumfoi në garën e 3 mijë metrave me pengesa për meshkuj.

Ai kaloi në metrat e fundit kampionin e padiskutushëm në këtë disiplinë Soufiane El Bakkali për të regjistruar kohën 8 minuta, 33 sekonda e 88 te qindat.

El Bakkali u rendit në vendin e dytë për medaljen e argjendit, ndërsa ajo e bronzit u fitua nga 17 vjeçari kenian Edmund Serem.

Nuk kishte surpriza në garën e 10 mijë metrave për femra.

Atletia nga Kenia, Beatrice Chebet vijoi mbretërimin e saj, duke marrë një tjetër medalje të artë në Botërorin e Atletikës 2025.

Ajo fitoi garën me kohën 30 minuta 37 sekonda e 61 të qindat, ndërsa medalja e argjendit u fitua nga italiani Nadia Batokleti.

Podiumi i medaljeve u plotësua me etiopianen Gudaf Tsegay, që mori atë të bronzit.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!