Specialistët qetësojnë qytetarët: Nuk ka vend për panik, lëkundjet e pas tërmetit do vazhdojnë

schedule15:58 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 15:58 - 3 Dhjetor, 2019

Ekspertet sizmikë  Vilson  Bare dhe Vilson Silo në një intervistë për “ABC News” thonë se nuk ka vend për panik dhe se lëkundjet pas tërmetit do të vazhdojnë. Specialistët theksojnë faktin se qytetarët duhet t’i kthehen normalitetit. Ndërkohë që  sipas tyre,  fenomeni që u vu re në ndërtesat shumëkatëshe ishte se mungonin brezat antisizmik.

Rreziku pas tërmetit të  26 nëntorit sipas specilistëve ka kaluar tashmë nuk  ka vend më për panik.  Sipas ekspertëve të sizmiologjisë lëkundjet pas tërmetit do të vazhdojnë edhe për disa kohë.

Ky tërmet  sipas specialistëve nxorri në pah  ndërtime  shumëkatëshe në truall të palejueshëm dhe jashtë standardeve sizmike.

Për Vilson Silo nga kjo situatë duhet të dalin shumë mësime ku të ketë edhe ndëshkim ligjor nëse nuk zbatohen kriteret në ndërtime. Specialistët i bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kthehen normalitetit./abcnews.al