Spanja zgjat gjendjen e emergjencës, Sanchez: Po përballemi me krizën më të madhe

schedule07:37 - 5 Prill, 2020

schedule 07:37 - 5 Prill, 2020

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kërkuar kufizim të rreptë të lëvizjes së qytetarëve. Sanchez theksoi se vendi po përballej me krizën më të madhe.

Ndërkohë mbyllja e shkollave dhe të shumicës së bizneseve do të vazhdojë deri në 26 prill.

“Ne po përballemi me krizën e madhe të jetës sonë,” tha Sanchez në një fjalim drejtuar qytetarëve të vendit.

Gjendja e emergjencës ishte parashikuar të zgjaste deri më 11 prill. Qeveria do t’i kërkojë parlamentit spanjoll që të miratojë zgjatjen të martën.

Sanchez shtoi se:  “Na presin javë me kufizime të rrepta”. Ne i kërkojmë familjeve të qëndrojnë në shtëpi. Të rinjve, të vazhdojnë të studiojnë me qëllim të mbajtjen e të njëjtit ritëm. Të moshuarve, të mbroheni.”

Ai tha se e kupton se sa e vështirë është për kombin të vazhdojë të izolohet në shtëpi edhe për dy javë të tjera.

“Këto ditë provojnë qetësinë tonë. Ata na bëjnë të ndihemi në ankth për miqtë dhe familjen tonë. Ato do të jenë ditët më të vështira të jetës sonë,” theksoi Sanchez.