Spanja do të përballet me Francën në një gjysmëfinale ëndrash të Kupës së Botës 2026. Kampionët në fuqi të Evropës triumfuan 2-1 ndaj Belgjikës në çerekfinale, duke eliminuar “Djajtë e Kuq” të drejtuar nga Rudi Garcia.
Heroi i spanjollëve ishte edhe një herë Mikel Merino, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 88-të, duke përfituar nga gabimi i portierit rezervë te Belgjikës, Senne Lammens.
Belgjika arriti përkohësisht të barazonte rezultatin me anë të Charles De Ketelar, i cili njëkohësisht i dha fund serisë prej 650 minutash pa pësuar gol të portierit spanjoll Unai Simón. Më herët, Fabian Ruiz kishte kaluar Spanjën në avantazh.
Në gjysmëfinale, tifozët do të kenë mundësinë të shohin përballjen e madhe mes Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé. Sfida midis “Gjelave” dhe “Furise se Kuqe” do të zhvillohet më 14 korrik, në Arlington.



