Spanja pezullon autonominë e Katalonjës

schedule17:29 - 21 Tetor, 2017

schedule 17:29 - 21 Tetor, 2017

Spanja pezulloi autonominë e Katalonjës me arsyetimin se presidenti i rajonit Puigdemont nuk është bindur në mënyrë sistematike, rebele dhe të pavetëdijshme. Spanja pezullon autonominë e Katalonjës duke nxjerrë jashtë loje të gjitha institucionet e rajonit të cilat tashmë nuk kanë asnjë pushtet ekzekutiv, dhe duke rimarrë kontrollin e plotë të rajonit Për qeverinë spanjolle, presidenti i Katalonjës, Puigdemont, nuk i është bindur në mënyrë sistematike dhe të vetëdijshme ndaj detyrimeve të parashikuara nga ligji dhe Kushtetuta spanjolle. Sipas Madridit ai ka kryer një atentat të rëndë ndaj interesit të përgjithshëm të shtetit. Kanë qenë këto arsyer me të cilat qeveria spanjolle ka aktivizuar artikullin 155 të kushtetutës në mbledhjen e jashtëzakonshëm të ministrave, duke i pezulluar autonominë Katalonjës. Ka qenë kryeministri spanjoll Mariano Rajoi që konfirmoi masat e marra për të rimarrë kontrollin e rajonit autonom që kërcënon me shpalljen e pavarësisë. Deklarata e Rajoi u bë para të gjithë ministrave të qeverisë së tij, dhe për herë të parë në historinë e Spanjës artikulli 155 i kushtetutës spanjolle tashmë është në fuqi. Në arsyetimin e tij Rajoi shpjegoi se situata e krijuar është psojë e vendimit të Katalonjës për një proces të njënashëm dhe në kundërshim me ligjin. SIpas tij rajoni po detyronte qeverinë spanjolle të pranonte një referendum pavarësie të cilin Madridi nuk mund ta pranonte Spanja rimerr në këtë mënyrë kontrollin e plotë të Katalonjës dhe pse vendimet do ti nënshtrohen për votim senatit dhe më pas parlamentin i cili do të votojë të premten e 27 tetorit, dhe do të hyjë në fuqi në 28 tetor.