SPAK drejt mbylljes se dosjes për inceneratorin e Elbasanit

schedule11:33 - 28 Tetor, 2022

schedule 11:33 - 28 Tetor, 2022

Një ditë më parë Monika Kryemadhi, ndërsa mëngjesin e sotëm ishte Gazment Bardhi të cilët u thirrën në SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas asaj që tha Bardhi sot pas daljes nga institucioni i drejtësisë por dhe sipas burimeve, SPAK është në përfundim të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Elbasanit dhe së shpejti dosja e plotë do të shkojë në Gjykatë për gjykim.

Si kryemadhi ashtu edhe Bardhi janë thirrur në SPAK për tu rimarrë në pyetje si kallëzuesit e aferës së insceneratorit të Elbasanit.

Duket se grupi hetimor tashmë i ka mbledhur të gjitha provat dhe faktet për të mbyllur dosjen dhe për ta dërguar atë në Gjykatë.

Ditën e sotme Gazment Bardhi është marrë në pyetje nga prokurori Klodian Braho dhe dy efektivë të Byrosë Kombëtare të hetimit (BKH).

Vetë Bardhi deklaroi pas daljes nga dyert e SPAK para mediave se hetimet kanë përparuar, ndërsa i i bëri sërish thirrje institucionit të drejtësisë që të çojë para përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë.

/Abcnews.al/