Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Juxhina Sotiri thase narrativa e Iranit dhe SHBA-së për afrimin e negociatave synon më shumë kontrollin e opinionit publik dhe paraqitjen e një “fitoreje” politike nga të dyja palët.
Sipas saj, procesi mbetet i brishtë për shkak të zhvillimeve në rajon, përfshirë ofensivën izraelite në Liban dhe tensionet në ngushticën e Hormuzit, të cilat lidhen drejtpërdrejt me negociatat dhe armëpushimin.
“Narrativa e Iranit dhe SHBA-së se jemi pranë negociatave, në fakt është një narrative që përpiqet të kontrollojë opinionin publik dhe të shprehë fitoren, të dyja duan të marketojnë fitoren. Aty ka disa pika që e minojnë procesin dhe armëpushimin, kemi një Izrael që ka nisur fuqishëm dhe me agresivitet një sulm në Liban. E gjithë beteja është e lidhur dhe jo e ndarë nga ajo që ndodh në Hormuz.
Kemi një Iran që kërkon mbylljen e bazave strategjike në rajon pasi kërcënon me kundërsulme, ndërkohë kemi një Iran që e ka bërë plan moscenimin e grupeve të Iranit. SHBA kërkon jo vetëm përfundimin e programit bërthamor dhe zotërimin e uraniumit, si dhe kërkon heqjen e tarifave të kalueshmërisë në Hormuz. Ende nuk kanë marrë një përgjigje nga të dyja palët.”
Gazetari Egon Loli ka deklaruar se akordet dhe marrëveshjet për krijimin e një strukture të re rajonale në Lindjen e Mesme dhe integrimin me Izraelin nuk varen nga Irani, por nga e ardhmja e Palestinës.
Sipas tij, qëndrimet e Iranit, Turqisë dhe vendeve të tjera në rajon janë tashmë të qarta, ndërsa çështja palestineze mbetet pika kyçe që do të përcaktojë stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit në të ardhmen.
” Akordet dhe marrëveshjet për strukturë të re rajonale për integrimin e Lindjes së Mesme me Izraelin nuk varen nga Irani, por nga e ardhmja e Palestinës. Është i qartë qëndrimi i Iranit dhe shteteve të tjera, si edhe qëndrimi i Turqisë. Palestina është nyja që do lërë pezull prosperitetin e atij rajoni.”


