Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Sot të arratisur, kush janë dy vëllezërit Rajapaksa që dikur shiheshin si heronj në Sri Lanka

schedule07:41 - 13 Korrik, 2022

schedule 07:41 - 13 Korrik, 2022

Vëllezërit Rajapaksa, Mahinda dhe Gotabaya, u përshëndetën nga shumë njerëz si heronj në Sri Lanka për fitoren e luftës civile, por tani shkëlqimi i tyre ka rënë dhe kritikohen si udhëheqës.

Është një rënie dramatike për një familje që ka dominuar politikën e Sri Lankës për më shumë se një dekadë, raporton BBC.

Mahinda Rajapaksa cilësohej dikur si një hero për t’i dhënë fund gati tre dekadave të luftës civile kur rebelët e Tigrave Tamil u shtypën në vitin 2009 gjatë mandatit të tij të parë si president.



Babai i tij ishte një parlamentar dhe Mahinda gradualisht u ngrit nga lideri i opozitës në parlament në kryeministër në vitin 2004.

Kur u bë president një vit më vonë, ai e bëri Gotabayan sekretar të mbrojtjes.

Ishte një kërcim i madh në karrierë për vëllain më të vogël, i cili po bënte një jetë të qetë në SHBA pasi u tërhoq nga ushtria e Sri Lankës. Gotabaya u bë i njohur, duke fituar një reputacion për pamëshirshmëri. Së shpejti, vëllezërit dhe të afërmit e tjerë iu bashkuan qeverisë.

Të dy ata janë arratisur nga vendi në orët e para të ditës së sotme. Raportohet se presidenti Gotabaya Rajapaksa ndodhet në Maldive së bashku me gruan e tij, pasi iku nga vendi pak para mbarimit të afatit për të dhënë dorëheqjen zyrarisht. Gjithashtu edhe vëllai i tij është arratisur dhe mendohet se ka shkuar në SHBA. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!