Sot nis zbatimi i masave të reja anti-covid, kaos në Morinë

schedule09:10 - 6 Shtator, 2021

schedule 09:10 - 6 Shtator, 2021

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese kundër koronavirusit dhe në pikën kufitare të Morinës mbizotëron sërish kaosi. Mësohet se radhë kilometrike janë krijuar në këtë pikë ndërsa qytetarët e Kosovës presin prej më shumë se dy apo tre orësh për të kaluar.

Për të kaluar kufirin duhet të jesh i pajisur me test PCR negativ apo vërtetim vaksinimi.  Personat që kanë vetëm një dozë të vaksinës nuk po lejohen të kalojnë, ndërsa është hapur edhe një pikë testimi me pagesë. /abcnews.al/