Mblidhet kuvendi, pritet votimi i marrëveshjes së 5 qershorit

schedule09:03 - 23 Korrik, 2020

schedule 09:03 - 23 Korrik, 2020

Në seancën e kësaj të enjtje në Kuvend pritet që të votohet marrëveshja e 5 qershorit e arritur mes palëve politike me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Ndërkohë sot pritet që të mblidhet në orën 17:00 Këshilli Politik, ashtu siç kërkuar nga opozita jashtëparlamentare, pasi nuk mori pjesë në mbledhjen e djeshme. Java e fundit e korrikut ëhstë shumë e nxehtë për punimet në Kuvend, pasi brenda 7 ditëve parlamenti do të mblidhet edhe në 3 seanca të tjera, 27, 28 dhe 30 korrik.

Përveç projektligjeve të caktuar në këto seanca do të miratohet edhe raporti i Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta.

Sipas këtij raporti kreu i shtetit nuk është në kushte për t’u shkarkuar nga detyra për dekretin e 30 qershorit dhe emërimet në Kushtetuese.

Ndërkohë në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, me 30 korrik PS dhe deputetët e pakicës do të diskutojnë dhe më pas të miratojnë ndryshimet kushtetuese që do të çojnë në hapjen e pjesshme të listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e pragut elektoral./abcnews.al