Soreca takon kreun e KLGJ: Efikasiteti, fjala kyç në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi

schedule10:24 - 23 Qershor, 2021

schedule 10:24 - 23 Qershor, 2021

Ambasadori i BE në Shqipëri është takuar me kreun e KLGJ Naureda Llagami. Soreca shprehet se BE mbështet punën e KLGJ duke theksuar se efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të reformës në Drejtësi.

Ai thekson se ka diskutuar me Llagamin mbi përparësitë e Këshillit të Lartë Gjyqësore, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë e ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

“Diskutim shumë i mirë me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqsësor Naureda Llagami rreth përparësive të Këshillit, përfshirë promovimet në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

Efikasiteti është fjala kryesore në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi, shkruan ai. m.v/abcnews.al