Soreca i dorëzon progres-raportin Rudina Hajdarit

schedule11:50 - 30 Maj, 2019

schedule 11:50 - 30 Maj, 2019

Një ditë pas prezantimit nga Komisioni Europian të progres – raportit për Shqipërinë për vitin 2018, ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ia dorëzoi sot këtë dokument të rëndësishëm kreut të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi.

“Vendi ka bërë ecuri domethënëse dhe ne besojmë se në këtë raport njihen e vlerësohen të gjitha këto arritje”-u shpreh Ambasadori Soreca. Sipas tij, reforma në drejtësi dhe rezultatet e saj janë arsyeja kryesore e rekomandimit pozitiv dhe pa kushte për Shqipërinë.

Po ashtu zyrtari i Brukselit i dorëzoi edhe Komisionit Parlamentar të Integrimit raportin e progresit që i rekomandon Këshillit Europian hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë. Para kryetares së këtij komisioni, deputetes demokrate Rudina Hajdari dhe deputetëve të tjerë në komisionin e Integrimit, ambasadori Soreca përseriti apelin për bashkëpunim mes palëve.

“Duhet të tejkalohen ndasitë dhe të mendohet për një drejtim të përbashkët për integrimin”- u shpreh ambasadori i BE gjatë fjalës së shkurtër në Komision.

“Ndërkohë duhet punë me shtetet anëtare të BE për të shpjeguar progresin e bërë, por edhe të bindim shtetet skeptike për perspektivën evropiane të Shqipërisë”– tha ambasadori Soreca.

“Duhet të tejkalohen ndasitë dhe të mendohet për një drejtim të përbashkët për integrimin” u shpreh ambasadori i BE-së gjatë fjalës së shkurtër në komision.

“Ndërkohë duhet punë me shtetet anëtare të BE për të shpjeguar progresin e bërë, por edhe të bindim shtetet skeptike për perspektivën evropiane të Shqipërisë”– tha ambasadori Soreka. /ABC News Albania 24/7