Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet kreditimi i ekonomisë/ Banka e Shqipërisë: Gjatë muajit shkurt të këtij viti arriti në 33.3 mld lekë

schedule13:37 - 30 Mars, 2026

schedule 13:37 - 30 Mars, 2026

Ekonomia shqiptare ka përfituar  mbi 30 miliard lekë kredi gjatë muajit shkurt të këtij viti.Banka e Shqipërisë ka  publikuar të dhënat nga të cilat vërehet se kjo shumë është më e madhja e regjistruar ndër vite për këtë periudhë.Gjatë viteve të kaluara shuma e huave të dhëna nga bankat rezulton se është  nën 30 miliardë lekë.

Zgjerimi i huadhënies së re është mbështetur kryesisht nga biznesi. Kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 20.55 miliardë lekë në shkurt, nga 17.75 miliardë lekë një vit më parë, ose rreth 15.8% më shumë.

Ndërsa për individët kanë qëndruar pothuajse në të njëjtin nivel. Ndërkohë e kundërta ka ndodhur me kursimet të cilat kanë pësuar një rënie të lehtë me prej rreth 5.1 miliardë lekësh. Ky zhvillim është një tregues  se bizneset kanë shtuar investimet ndërsa konsumatorët konsumin.



Sipas ët dhënave të Bankës Qendrore  kursimet në lekë kanë pësuar një tkurrje të lehtë. Ndërkohë që depozitat në valutë gjithashtu shënuan një rënie të lehtë prej rreth 0.8 miliardë lekësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!