Sophia Loren dërgohet me urgjencë në spital, futet menjëherë në sallën e operacionit

schedule11:33 - 25 Shtator, 2023

schedule 11:33 - 25 Shtator, 2023

Sophia Loren u dërgua me urgjencë në spital për një operacion urgjent pasi rrëshkiti në shtëpinë e saj në Gjenevë, Zvicër.

Ylli legjendar 89-vjeçar pësoi fraktura të shumta në ijë dhe kofshë pasi ra në tualetin e shtëpisë së saj.

Një deklaratë në llogarinë zyrtare të restorantit Sophia Loren thotë: “Një rrëzim në shtëpinë e saj në Gjenevë sot shkaktoi thyerjen e kofshës së zonjës Loren. Ajo iu nënshtrua një operacioni me rezultat pozitiv, tani do të duhet të vëzhgojë një periudhë të shkurtër rikuperimi dhe të ndjekë rrugën drejt rehabilitimit. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe Zonja do të kthehet tek ne shumë shpejt .”

Mesazhi përfundonte: ‘I gjithë ekipi në restorantin Sophia Loren përfiton nga ky rast për t’i uruar asaj një shërim të shpejtë.’

Ylli më 20 shtator festoi ditëlindjen e saj të 89-të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!