Sondazhi: Shumica e izraelitëve do të votonin për Trump

schedule12:48 - 14 Shtator, 2024

schedule 12:48 - 14 Shtator, 2024

Nëse do të merrnin pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, 58 për qind e izraelitëve do të votonin për kandidatin republikan Donald Trump, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar sot.

Nga ana tjetër, 25 për qind e të anketuarve do të votonin për zv.presidenten amerikane dhe kandidate demokrate Kamala Harris, ndërsa 17 për qind e të anketuarve janë të pavendosur, sipas The Times of Israel, duke iu referuar një sondazhi.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor.

/abcnews.al