Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi i L’Equipe” sinjalizon fituesin e Topit të Artë

schedule09:00 - 14 Nëntor, 2021

schedule 09:00 - 14 Nëntor, 2021

Edhe pak ditë na ndajnë nga mbrëmja Gala ku “France Football” do të shpallë fituesin e Topit të Artë 2022 një vit pas pandemisë e cila detyroi revistën prestigjoze që të mos jepte asnjë çmim.

Këtë vit ka shumë diskutime dhe të nominuar për lojtarin e vitit dhe “L’Equipe” ka organizuar një sondazh të madh për të kuptuar trendin e pëlqimeve dhe vlerësimeve për lojtarët më të mirë këtë vit.

Lewandwoski, Benzema, Messi apo Jorginho, kush do të jetë fituesi i Topit të Artë? Një sinjal e jep edhe sondazhi sipas të cilit, Messi ka marrë 45% të votave përpara Robert Lewandowskit dhe Karim Benzema.



Sipas votuesve, Lionel Messi meriton Topin e Artë të Shtatë përpara lojtarëve të tjerë.

Por siç duket, votimi tregon që do të jetë edhe një garë Messi-Lewandowski për këtë çmim, nuk do të ketë ndërhyrje nga të tjerë si Jorginho që ka fituar Champions dhe Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!