Dhunohet në paraburgimin e Vlorës Eduard Alikaj, i cili është në pritje të ekstradimit drejt Italisë.
Sipas burimeve, ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt verbal, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike. Alikaj dyshohet se është goditur nga disa persona të tjerë të paraburgosur.
Eduard Alikaj ka marre ndihme mjekesore dhe eshte rikthyer në paraburgimin e Vlorës, ndërsa personat e përfshirë në konflikt pritet të transferohen.


