Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Knicks dominojnë në Lindje/ Skuadra njujorkeze fiton finalen e dytë 109-93 ndaj Cleveland

schedule12:35 - 22 Maj, 2026

schedule 12:35 - 22 Maj, 2026

Nju Jork Knicks nuk zhgënjejnë në finalen e dytë të Konferencës së Lindjes, duke mundur 109-93 Cleveland Cavaliers, për të thelluar në 2-0 epërsinë në serinë e përgjithshme.

Në sfidën e dytë në tempullin e tyre “Madison Square Garden”, për njujorkezët heroi i mbrëmjes ishte Josh Hart me 26 pikë dhe 7 asistime.

Jalen Brunson kontribuoi me 19 pikë dhe 14 asiste, Mikal Bridges gjithashtu shënoi 19 pikë dhe Karl-Anthony Toëns shtoi 18 pikë dhe 13 ribaunde për Knicks, që morën fitoren e nëntë radhazi në play off. Kjo është seria e dytë më e mirë në historinë e NBA, pas 10 fitoreve radhazi të regjistruara nga Boston Celtic në vitin 2024.



Fati në ndeshjen e fundit u vendos në nisje të periodës së tretë, kur të zotët e shtëpisë nisën shkëputjen me një seri 18-0.

Meritë për këtë kishte pikërisht Josh Hart, që iu bashkua John Starks dhe Jalen Brunson si lojtarët e vetëm në historinë e Knicks që kanë regjistruar 25 ose më shumë pikë, 5 ose më shumë asistime dhe 5 ose më shumë gjuajtje për tre pikë në një ndeshje finale të Konferencës së Lindjes në NBA-së.

Nga ana tjetër, edhe një herë, më I miri për Cleveland ishte Donovan Mitchell me 26 pikë, ndërsa Jarrett Allen me13 pikë dhe 10 ribaunde, Evan Mobley me14 pikë dhe James Harden me 18 pikë, nuk arritën të evitonin humbjen e Cavaliers, që dy finalet e ardhshme do t;I luajnë në shtëpinë e tyre.

Gjithsesi, deri atëherë Nju Jork Knicks kanë bërë gjysmën e rrugës për në finalet e tyre të para për titullin në NBA-së që nga viti 1999.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!