PEQIN- Forcat Operacionale të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle të befasishme në burgun e Peqinit, ku gjatë verifikimeve janë gjetur 4 aparate celularë.
Burime konfirmojnë se celularët dyshohet se i përkasin të dënuarve Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, dhe Bledar Selmanaj.
Sipas informacioneve paraprake, kontrollet në ambientet e burgut kanë përfunduar rreth 20 minuta më parë. Aktualisht nuk ka ende reagim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me aksionin në fjalë.
Kontrollet e befasishme në burgjet e vendit janë intensifikuar javëve të fundit, ku janë gjetur celularë dhe pajisje të tjera të paligjshme brenda qelive./abcnews.al


