Solskjaer jep lajmin e keq, ylli i sulmit humb pjesën e mbetur të sezonit

schedule21:14 - 4 Prill, 2021

schedule 21:14 - 4 Prill, 2021

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i “Djajve të Kuq”, i cili pranon dëmtimin e rëndë të sezonit.

“Fatkeqësisht, Martial ka dëmtuar gjurin me Francën. Kshu ndodh gjithmonë kur lojtarët shkojnë luajnë me kombëtaret dhe ne kryqëzojmë gishtat që ata të kthehen pa u dëmtuar”, deklaron norvegjezi.

 

“Të humbasim Anthony për pjesën tjetër të sezonit është pak e dhimbshme, sidomos pas raportimeve nga Franca që deklaronin që nuk ishte ndonjë dëmtim serioz. E vërteta është se një dëmtim i rëndë”, përfundon Solskjaer. /abcnews.al